05/03

Paradite

Nuk është që nuk e dijmë por është që e përsërisin të njejtin ritual çdo ditë… çdo vit.

Parakalimin e (as) Ushtrisë për nder të Muajit Mars: Jasharëve, kryengritjes së shqiptarëve kundër forcave të Milosheviqit, viktimave, martirëve, dëshmorëve, heronjëve…

Dhe sheh të njejttat fytyre: me ca flokë më të thinjura por për këtë gjithnjë me kollare. Më të majur dhe lëmuar. Prandaj edhe pispillosur.

Vendi i tyre më i holluar dhe shtërnguar nga vuajtja (pas Lirisë, pas Pavarësisë) kurse rrenat e tyre edhe më të trashura.

Edhe në varret e tyre mbase aty ku janë, ato mijëra trupash të të rënëve për këtë ditë… duhet të lëvizin kur shohin këta njerëz që kanë marrë primatin e të qenmit dhe sidomos (vet)quajturit: drejtues të asaj lufte, asaj sakrifice…

 

Pasdite

Pas një shëtie të gjatë në malet e Degerloch-ut më kujtohet Rexha. Më bie ndërmend Bonn-i. Dhe më bie ndërmend një libër që vitin e kaluar ishte botuar në Tiranë me autor ish Ambasadorin e Shqipërisë para 19 vitesh në Gjermani… Bashkim Zenelin.  Aty, në kujtimet e tij… Bashkimi shpjegonte se çfarë kisha bërë para 19 vitesh.

Nganjëherë, ia përsëris vetes, vetëm nganjëherë… është mirë të shohësh se çfarë të tjerët tregojnë për ty.

Pastaj e pyet veten: nëse ishte mu ashtu!…