Tag Archives: William Faulkner

07/11

Mos u mundo të jesh më i mirë se bashkëkohanikët tu apo paraardhësit. Provo më mirë të jesh më i mirë sesa vetvetja!

William Faulkner

11 Janar

Mos vdis.  S’ka vdekje.  Jo vdekjes.  Secili nga këta tituj do t’i shkonte “Nicht Sterben”.  Si shkrimtar(e): të bashkëbisedosh me studentë që duan të bëhen shkrimtarë/e në kohën që e jetojmë s’ka si të mos zhytesh në të kaluarën tënde: fëmijërinë, rininë, të kaluarën politike dhe të sotmen e çmendur. Edhe të djeshmen çmendurake. Për të ardhmen as të mos flasim.

Lexoj në “Ligjëratat Poetike” të autores së rritur në Hungari, nga mosha 19 vjeçare me banim në Berlin të Gjermanisë dhe mësoj shumë: për fëmijërinë e saj me hungarishten mes socializmit dhe çmendisë së sotme të gardheve me gjëmba, mes gjermanishtes së fshatit dhe Berlinit që “han” frikën e çdo aspirate për t’u bërë shkrimtar, për rrethin me të cilin kalon jetën dhe cacitjen për ta mësuar zanatin. Dhe: për trajtimin/kurimin e plagës. Plagës që e quajnë jetë nga e cila del/prodhohet/shkruhet  ajo e mirëfillta. Jeta. Krijimi. Fjalë për fjalë dhe fjali për fjali. Në mënyrë që të krijohet Kontinenti. Monumenti.

Terézia Mora. “Nicht Sterben”.

Dhe s’kam si të mos mendoj në William Faulkner-in dhe bashkëbisedimet e tij me studentët. Dhe Fritz J. Raddatz-in me portretin e tij për “Gënjeshtarin si Profesion”.