22 Gusht. 2017. Verë. Punë në kopsht. Shëti në mal.
Tavolinë e punës për të mos punuar.
(Ngecje.)
22 Gusht. 2017. Verë. Punë në kopsht. Shëti në mal.
Tavolinë e punës për të mos punuar.
(Ngecje.)
Çfarë vere e veçantë. Për mosveçantinë e saj!
Nga ato ditët kur pret që më në fund të shporren retë e errëta dhe më në fund të fillojë vera.
Dhe me fillimin e verës të fillojë herë përqafimi e herë nënshtrimi karshi rrezeve të fuqishme të diellit të cilat kanë aq shumë fuqi sa të bëjnë të ëndërrosh sërish për retë dhe shiun.
Natyra njerëzore është e tillë: e ke njërën mendon për tjetrën.