Tag Archives: Turqi

18 Korrik

Ajo prirja e çuditshme e shqiptarëve (në rrjete sociale, media, politikë) për të qenë (me çdo kusht) në qendër të vëmendjes: puçi i dështuar në Turqi dhe prejardhja e oficerëve turq. Janë shqiptarë. 25 sosh. Kështu thonë rrjetet e mediat.

Pyes veten si s’e ditëm më herët që paskemi kaq shumë “shqiptarë”: turqët që s’e thanë kurrë që janë shqiptarë, janë oficerë dhe janë në Turqi.

Fakt është që askush s’e din saktësisht sa shqiptarë jetojnë në këtë vend. Dhe për këtë s’kanë faj atdhetë në Ballkan pasi që ata shqiptarë kurrë s’e thanë që janë shqiptarë.

Prirja për histerizëm dhe epicentrizëm u shkon përshtati veç kombeve të vogla, shoqërive me komplekse.

Është e hënë e hershme dhe para vetes kam një javë të gjatë: me njëmijë e një rrëfime dhe njëmijë e një fytyra.