Tag Archives: Tramvaj

4 Shkurt

Plaka në tramvaj. Duhet të jetë shqiptare. Është e ulur vet. Thur çorape sikur të ishte në një dhomë ndeje pranë një oxhaku në shtëpinë e saj në një fshat të Kosovës. Një grua- gjermane, italiane, spanjolle… futet me karrocën dhe fëmiun në të në tramvaj.

Plaka lëviz nga vendi dhe në shqip i thotë: hajde ulu këtu. I lëshon vendin në mënyrë që në vetëm atë ulëse gruaja ta ketë pranë karrocën dhe me këtë edhe fëmiun e saj.

Falenderimi i gruas gjermane, italiane, spanjolle, është i madh… disa herë.

Plaka vazhdon të thurë çorapet e saj. Dhe ta injorojë atë vend dhe krismën e rrotave të hekurta të tramvajit. Bashkë me zërin e konferansieres e cila lajmëron stacionet.

3 Shkurt

Është një nga ato ditët kur nuk dëshiron të shohësh as prapa por as përpara. Më së paku të ballafaqohesh me çastin, minutat dhe orët e kësaj dite.

Zbraztësi e pafundme. Lodhje fizike e cila të hedh nga një tren në tjetrin, nga një stacion tramvaji tek i tjetri.

Dhe nuk don, nuk mundesh të mendosh për asgjë.