Tag Archives: Søren Kierkegaard

17 Janar

Prapa duke kuptuar dhe para duke jetuar. Kështu shkruante danezi Søren Kierkegaard.  Që shkenca (Hannah Monyer, neurologe dhe Martin Gessmann, filozof)  sot të merret me këtë mendim të filozofit- padyshim prej më të mëdhenjëve që njerëzimi ka patur, ka logjikë. Shkencëtarët nuk duan të heqin dorë: sa ndikon e kaluara dhe me këtë sidomos mbamendja në jetën që e jetojmë….

Kujtoj që arti, sidomos arti i fjalës, dhe jo vetëm mendimet e filozofit, do të ishin, janë, të paevitueshme për këtë tematikë.

Edhe ashtu: truri i njeriut vazhdon të jetë pjesa më e pahulumtuar në qenien njerëzore. Ose: shkenca është larg artit në këtë temë.

Nesër është e hënë.