Tag Archives: roman

25 Shkurt

Rruga Bajram Kelmendi. Arjeta. Neziri dhe Nezirët. Krasniqi dhe Krasniqët. Leka dhe Rrustemi. Naimi, Haliti e Halitët. Te Santeja. Te shpija e vjetër. Kosova e jo Kosovo…

Të gjitha emërtime në shqip. Relievi i Prishtinës dhe Kosovës. Në Romanin e autorit gjerman Jan Boettcher. Për një dashuri të dështuar gjermano-shqiptare. Rrëfimin e të dështuarit për shkrimtarin. Dy në një. Produktin e tyre: djalin Lekën. Miqësinë e këtij me djalin e autorit… Dhe çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën e emigruar në vitet 90, kthimin në liri dhe dëshpërimin e rindërtimit…

Y është një Roman që e lexoj lehtë dhe… dhe … edhepse nuk është letërsia ime them që autori ka arritur të bëjë diçka që shumë e shumë kolegë të tij nga Prishtina nuk e bëjnë dot: t’i japin një fytyrë atij qyteti të shëmtuar në të cilin jeta bëhet natën në nëntokë/bodrume.

Mirë do të ishte të botohet shqip. Autori me emër, shtëpia botuese gjermane me emër (Aufbau) dhe Kosova vetëm me një përkthyes të hajrit… Nëse Rexha do ta përkthejë?

Mirë do bënte.