Tag Archives: iPad

16 Janar

Borë dhe acar. I ftohti i dimrt tipik gjerman më në fund mbërrin edhe këtë pjesë të planetit. Një shëti në lagje, një ftohje e cila çdo qenie njerëzore e mbërthen në shtrat- me kokëdhembje, ethe dhe tërë asamblenë që i shkon një gripi. Përfshirë këtu edhe aspirinët aq të domosdoshëm.

Shoh veten dhe njeriun… me grip para 10 apo 20 vitesh. I shtrirë në shtrat me telekomandën- ose edhe pa të para 20 e më shumë vitesh dhe televizorin përpara.  Apo edhe kalimin nga një libër a gazetë në njërën anë dhe televizorin përpara.

Sot, në janarin e vitit 2016 të gjitha i kam në prehër. Shtrirë në shtrat: me  televizor, gazeta, libra në një: iPad.

Si do të jetë pas 20 vitesh? Po pas 200 vitesh?