Gazetarët janë njerëz të cilët tërë jetën e tyre mendojnë për atë se cilin profesion e kanë huqur, thotë Mark Twain i cili edhe vet ka qenë (edhe) gazetar e shkrimtar.
Edhe më i rëndë është Arthur Schoppenhauer. Thotë ky: një masë e madhe e shkrimtarëve të dobët jetojnë para së gjithash nga budallallëku i publikut që s’don të lexojë veç atë që sot është botuar- nga gazetarët pra! Që i bie: nga argatët e ditës!
Por mendimi mbase më i rëndësishëm i njeriut me emrin e të cilit edhe jepet çmimi më i rëndëdishëm i gazetarisë në botë është ai i Joseph Pulitzer: Ajo që është puna e secilit e cila nuk është punë e askujt- përpos gazetarëve.