Tag Archives: Ditari

25/01

Fjalë, fjalë, fjalë, fjalë, fjalë… që i përpëlit ajri i akullt dhe hedh në harresë, harresë, harresë.

Përsëritje.

S’ka shpresë për të pashpresët e nënqiellit të njëmijë e një fytyrave, njëmijë e një rrëfimeve.

Duhet vetëm një.

Një fytyrë.

Një rrëfim.

 

31 Gusht

Lessing, i shkruan motrës së tij duke i dhënë një këshillë interesante: Shkruaj ashtu siç flet dhe do të shkruash bukur!

Motra e Lessing kurrë s’u bë shkrimtare. Si Lessing jo se jo.

Athua pse?

Sepse nuk shkruajti sikur fliste, apo sepse shkruajti siç fliste?

Kjo është pyetja.