Tag Archives: Beqe Cufaj

20/08

Lexoj dhe fill mëpas shoh një intervistë të Bashkim Shehut me Elsën në Ora News.

Më në fund ka përkthyer një prej librave më të rëndësishëm të këtij shekulli të ri: 2666 të Roberto Bolano-s.

Nuk e di sa do të lexohet ky libër.

Para së gjithash… kam dilema nëse… do të kuptohet ky libër.  Në Shqip.

 

19/08

Ngecja është ngecje!  Dhe kur ngecesh e nuk provon ta çash, ta kalosh, t’i ikësh (?)… çfarë duhet të bësh?

Të jetosh në ngecje.  Me ngecjen.

Si mumje.  Si fantazmë.

Por jo si gjymtyrë.

14/08

Nuk më hiqet nga mendja vdekja e Egon-it.

Dhe më dhemb zemra për Mariluiese-n, Antje-n, Richard-in… dhe plot e plot miq tjerë të tij, autorë…

Botuesi, miku, zvicerani, gjermani, europiani… Weltbürger-i!

Nuk ka asgjë më të trishtë sesa kur humbet një mik: të ditëve të mira dhe të ditëve të vështira.

Egon ishte ai mik!

Pusho në paqe i dashur Egon!

13/08

Der Friede sei mit dir! Die Erde sei dir leicht!
Lebe wohl und ruhe in Frieden mein Freund!

Egon Ammann_foto11569_preview.jpg.2094717

Egon Ammann, geboren am 9. Oktober 1941 in Bern- gestorben am 9. August 2017 in Berlin

 

12/08

Të prekësh retë dmth. të ndeshesh me faktin që s’je as në tokë as në qiell.

Pezull.

 

11/08

Shi dhe Tirol.

Ta kalosh gjysmën e ditës në një Kështjellë të ndërtuar 600 vjet më parë dmth. të ecësh nga dhoma në dhomë dhe kalosh shekulli në shekull…

Kështjella Tratzberg.