Beqë Cufaj është lindur me 3 Dhjetor 1970 në qytetin jugeprëndimor të Kosovës, Deçan, ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesme.

Ai ka mbaruar studimet për Letërsi, kurse në vitin 1995 pas mbarimit të studimeve shkoi për Gjermani.

Përvoja e shpërnguljes në një vend perëndimor është temë në disa libra mem poezi dhe tregime të cilat ai i botoi në mesin e viteve nëntëdhjetë. Disa nga këto tekste janë botuar dhe në revista të ndryshme letrare siç janë Neue Sirene (1996) apo Akzente (2001).

Beqë Cufaj ka punuar nga viti 1995, së pari nga Stuttgarti dhe mëpas nga Bonni, ku edhe jetoi deri në vitin 2000, si gazetar për gazeta të ndryshme të Kosovës.

Në vitin 1998 kur edhe filloi lufta e Kosovës, Cufaj botoi rregullisht në gazeta me nam në rajonin gjermanofolës dhe në të përditshme e revista europiane, ese letrar, reportazhe dhe kolumna në të cilat i komentonte ngjarjet në Ballkan- gjithnjë me një shikim të qartë në realitetet por edhe asnjëherë pa humbur ndjenjën në fatet e njerëzve.

Pas përfundimit të luftës Cufaj u kthye për një vit në vendlindjen e tij. Ai i përcolli zhvillimet e pasluftës në Kosovë me publikime të shumta. Një përmbledhje e këtyre shkrimeve u botua si libër në Marsin e vitit 2000 në Shtëpinë Botuese vjeneze Paul Zsolnay në gjuhën gjermane me titullin Kosova- Rueckkehr in verwüstetes Land- për këtë libër Cufaj mori çmimin stimulues Bruno Kreisky të Republikës së Austrisë.

Pas kthimit nga Kosova, Beqë Cufaj u vendos sërish në Stuttgart ku edhe formoi familjen e jeton edhe sot.

Që nga ajo kohë ai ka shkruar ese dhe reportazhe të shumta, tregime dhe kolumna për gazeta të ndryshme për gazeta e revista  të ndryshme të Ballkanit dhe Europës. Në Gjermani ai ka shkruar në këtë periudhë sidomos për faqet e kulturës tek gazeta Frankfurter Allgeimeine Zeitung për ngjarjet në Ballkan- mes tjerash edhe një seri të eseve dhe reportazheve për Procesin e Slobodan Milosheviqit në Hagë.

Në vjeshtën e vitit 2004 ai e botoi romanin e tij të parë Shkëlqimi i huaj, i cili rrëfen për dy të rinj shqiptarë nga  Kosova në Gjermani. Për këtë roman ai mori çmimin për librin e vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.  Romani në fjalë u botua në gjermanisht në vitin 2005 tek shtëpia botuese Paul Zsolnay. Po ky libër u botua edhe në serbisht nga shtëpia botuese VBZ me titullin “Sjaj Tudine” në vitin 2010. Në vitin 2011 në Prishtinë u botua romani i tij projekt@party për të cilin Cufaj hulumtoi plot 5 vite kurse në vjeshtën e vitit 2012 ky roman doli edhe në gjermanisht tek Secession Verlag für Literatur.

Për këtë roman Cufaj e mori Çmimin për romanin e vitit 2012 nga Wirtschaftsklub e.v. në Literaturhaus Stuttgart.

Cufaj jeton me bashkëshorten dhe dy vajzat në Degerloch, Stuttgart.

 

Botime:  

Balada Budallaqe, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1993

205, poezi, tregime, Dukagjini, 1996

Kosova – Rückkehr in ein verwüstetes Land: Essays Essays, Paul Zsolnay, Wien, 2000

Shkëlqimi i huaj, roman,Dukagjini, 2004, Pejë

Last Exit Degerloch, Dramë, Stuttgart, 2011

projekt@party, roman, Edicioni Zëri 2011

Laboratori i Lirisë, ese, 2011, ese, Pa, 2011

Der Glanz der Fremde, Roman, Paul Zsolnay Verlag, Wien 2005

Sjaj Tudine, Roman, Roman VBZ Beograd, 2010

projekt@party, roman,  Secession Verlag für Literatur, Zürich, 2012

projekt@party, Botimi i dytë, Shqip, PA, Prishtinë, 2012

 

Antologji:  Der Westliche Kreuzzug, 41 Positionen zum Kosovo Krieg, Her. von Frank Schirrmacher, DVA, 1999.

Richard Swartz Ata që janë ndryshe dhe që ne i kemi pranë, Toena, Antologji e Evropës Juglindore, 2008  (Botuar në Gjermani, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Rumani, Itali, Turqi, Hungari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Britani e madhe etj.).

Revista Letrare: Neue Sirene- München, Lichtungen- Graz, Akzetnte- München, Zarez- Zagreb, Sarajevske Sveske- Sarajevë, Jeta e Re- Prishtinë, Revista Fjala- Tiranë etj.

Zeitungen/ Zeitschriften: Kosovë,  Zëri, Koha Ditore etj. Shqipëri Shekulli, Respublica etc. Serbi: B92-Pescanik,  Maqedoni: Zëri, Gjermani, FAZ, SZ, FR, ZEIT. Zvicër: NZZ, Austri: Der Standard. Francë: Corrier International. Etj.

Radio-TV intervista: ARD, ZDF, 3 sat, Arte, PHOENIX, Deutschlandradio, Deutschlandfunk, WDR, SWR, ORF Radio, ORF TV, RTK, Klan Kosova RTS etj.