5 Korrik

Shumë nga ata që ishin para kohës së tyre, duhej të prisnin në një banesë shumë të pakëndshme. Kështu thotë Jerzy Lec.

Nuk është se e ndjej veten të vërtetuar me këtë mendim të Lec-it. Por derisa lexoj sesi njerëzit nga Kosova këtë vit nuk do lëvizin pa viza në Europë ndjej keqardhje për ta. Por edhe për veten që para muajsh provoja t’ua prishja festatat virtuale kur u thoshja që s’do lëvizin të lirë… Ashtu e kështu kjo punë dihej.