25 Qershor

Të punosh në kopsht dmth. të vrasësh diçka.

Prerja barit, heqja e bimëve të egra, qërimi i çdo gjëje që s’i shkon syrit apo  pengon këmbës dmth. lirim për estetikën dhe pastrim nga egërsia  e pafundme që mund të shkaktojë kaosi që mund të shkaktohet nga minixhungla prej bimëve që rriten.

Edhe gjatë kësaj vrasjeje duhet mund. Dhe para së gjithash djersë… djersë të mëdha.