18 Maj

T’i kthehesh tavolinës së punës dmth. t’i kthehesh vetvetes. Dhe pamundësisë të shënosh gjithë atë që sheh, përjeton, përfiton dhe sidomos humbet… në lëvizje.

Shoh që s’kam huqur shumë. Sidomos pse s’kam lëvizur.

Shqiptarët i gjej aty ku ishin. Ose për të folur me Thomas Meyer: me frikat e popullit të cilat janë edhe kapitalet e elitave të tyre.