30 Mars

Lexoj një mendim të Gottfried Benn në ekranet e mëdha të stacionit të Trenit.

“Dumm Sein und Arbeit haben/das ist das Glück”.

Në shqip do të duhej të ishte diçka si:

“Të jesh budalla dhe të kesh punë/ ky po që është fat”.

Them që të gjithë kemi ngapak nga ky fat.

Dhe të gjithë jemi ngapak budallenj.

Ngapak.

Si i ka ardhur dhe prej nga guximi i doktorit e poetit ta thoshte këtë mendim kjo po që do të ishte një pyetje që meriton shumë e shumë pyetje.

Them vetëm pyetje sepse përgjigjet i jep vet Benn.