8 Shkurt

Kino. Quentin Tarantino. Hatefule 8. Në origjinal me titrime. Ngjyrat: bardhë- bora; bojë gri- shtëpizat në malet e thella pranë Red Rock: dhe gjaku- gjaku, gjaku, gjaku.  Gjak tjetër nga Pulp, nga Reservoir.

Një Tarantino me një përrallë të përgjakshme amerikane. Arkaizëm me gjuhë. Primitivizëm me armë. Dramë në skenë. Krim në mister.

Një Tarantino që gjithmonë e përsërit veten. Dhe tejkalon vetveten.

Një Tarantino që të merr nga kjo botë dhe të mbërthen në botën e tregimeve të tij. Të kaluarën. Tashmen. Dhe ardhmen.

I papërsëritshëm.  Për tre orë e gjysmë njeriu është Tarantino!