Zbulohet më në fund identiteti i Elena Ferrante!
Quhet Anita Raja dhe është gjysmë italiane dhe gjysmë gjermane!
Elena Ferrante?
Autorja misterioze e cila me serinë e saj “L’amica geniale” ka shitur miliona libra në krejt botën! Jo romane Schund-i por letërsi të madhe.
“FAZ”-i gjerman, “Il Sole 24 Ore”-italian, “New York Review of Books”-amerikan dhe “Mediapart”-i francez më në krye me gazetarin Claudio Gatti kanë hulumtuar me muaj të tërë dhe rezultati i këtij hulumtimi është botuar sot në katër këto mediume.
Punë e paqme gazetarie.