17 Shtator

Muzgu i Perëndive të Stepës m’i shkon muzgut të një vere të gjatë- sidomos të një shtatori pa shi, pa re, pa erë… Deri sot. E edhe sot disi në luhatje: ngapak re me ajër të freskët, ngapak paralajmërim për perëndimin e verës dhe ngapak pritje për të hirtën e cila do ta pushtojë këtë qiell me muaj e muaj të tërë.

As Muzgu i Kadaresë nuk mbaron as vjeshta kaq e paralajmëruar nuk fillon.

Së paku jo deri në orët e vona të mbrëmjes…