Dhembja më e madhe që njeriu mund t’ia shkaktojë njeriut është turpi. Thotë Talmudi.
Mund të jetë që është kështu.
Në përditshmëri me situata të papritura apo palakumueshme.
Punë kur më së paku e pret.
Jetë kur çdo gjë të ngushtohet dhe s’din nga t’ia mbash.
Por them që dhembja është në zenitin e saj (ka zenit dhembja?) kur njeriu atë turp ia shkakton vetes. Ajo dhembje s’njeh pastaj as edhe një kufi. Bëhet plagë e cila edhe kur e nëse mbyllet- në atë vend- mbeten një mori vrragësh.