21 Qershor

Nga ato ditët kur  pret  që më në fund të shporren retë e errëta dhe më në fund të fillojë vera.

Dhe me fillimin e verës të fillojë herë përqafimi e herë nënshtrimi karshi rrezeve të fuqishme të diellit të cilat kanë aq shumë fuqi sa të bëjnë të ëndërrosh sërish për retë dhe shiun.

Natyra njerëzore është e tillë: e ke  njërën mendon për tjetrën.