Është e hënë dhe është mëngjes.
Jam në tren.
Nuk e di si kam fjetur dhe çfarë ëndërre kam parë.
Duhet të ketë qenë ankth.
E di që Rexha që bëri natën e parë nën tokë më është shfaqur por fakti që s’më tha as edhe një gjë të vetme duhet të më bind mirë e mirë sesi duhet të jetë ta kalosh natën nën tokë.
Përgjithmonë.
Nuk ka përjetësi.
Vdekja është mbretëresha e çdo gjëje.
Në Perandorinë e asgjësë.