21 Shkurt

Zgjohem me mungesën Eco. Vazhdoj të lexoj plot përkujtime, ese për të. Në gjermanisht e shqip. Dhe më në fund lexoj edhe në shqip diçka që më mban kacavarur. Tekst i shkëlyeshëm. Inteleltualisht me rafinesë. Emocionalisht me taban.  Ardian Vehbiu shkruan për mësuesin (Eco).

Ditë e diele. Një prej atyre ditëve kur e pret të hënën të dalësh nga shtëpia dhe t’u bashkohesh masave…
Shëti në mal i cili ende është larg prekjes me ajrin pranveror për ta gjelbëruar.
Sprovat e para për eseun për futbollin. Shënime e lexime për ndeshjen e madhe e cila filloi shkatërrimin e Jugosllavisë. Shoh që edhe libra janë shkruar për atë temë.
Dhe filma… “The Killing”.