5 Shkurt

Njëqind vjet dadaizëm. S’ka gazetë në Evropë që sot s’e shënon këtë ditë. Inetesante me këtë rast: janë sidomos të majtat (gazetat) ato që i japin më shumë hapësirë- taz-i i majtë i Berlinit krejt gazetën e ka me këtë temë- duke bërë kështu një numër inetersant… siç i takon një 100 vjetori.

Të ketë qenë dadaizmi një rrebelim kundër establishmenteve në art? S’ka dyshim. Interesante me këtë rast është që në artin e pikturës, dadaistët kanë patur shumë më shumë sukses.

Jo edhe aq në letërsi. Të lexosh poezi e tekste me zë të lartë. Të kthehesh në “thellësitë” e fjalës… dhe alkiminë e saj… diçka mes një hermetizmi dhe alkimizmi… shumë më e zorshme sesa të bësh pikturë jonkofrmiste. Mbase s’ka lënë dadaizmi gjurmë në letërsi edhe për atë që në këtë fushë është më zor të fshihet jotalenti.

100 vjet dadizëm më kthejnë në kohën e studimeve. Kur mësonim për teoritë e letërsisë, estetikën si refuzim… tema që atbotë i kaloja me kënaqësi por më nuk u kthehesha.

Ashtu siç nuk do i kthehem as këtu. Pos sot.