15 Janar

Një e premte që njeriu e don. Prekje me borën pas gadi një viti. E bardha i duhet njeriut dhe mjafton shikimi nga dritarja në çatitë e shtëpive të fqinjëve të të qetësojë.

Lexoj, lexoj dhe lexoj. Më  vie zët… që s’jam marrë më shumë me temën e sulmeve Natën e Ndërrimit të Motmoteve në Köln. Një katrahurë e koordinuar ku dhjetëra azilkërkues mësyejnë femra gjermane t’i dhunojnë… Vazhdon diskutimi. Kancelarja duket si kurrë më parë e dëmtuar, e shkallmuar. Ndiej keqardhje- për qëllimin e saj të mirë dhe atmosferën që po përmbyset.  Diskutimi merr përmasa absurde. Bavaria i dërgon autobusë me sirianë para zyrave në Berlin. Një komunë në NRW ua ndalon azilkërkuesve futjen në pishina. Temë që prek çdoo gjë. Clash of civilisations.

Shoh që në Spiegel-in e ri është prononcuar me një ese Slavoj Žižek. Për këtë temë. Më duhet ta lexoj. Fillimi më pëlqen. Flet për „Ha­te­ful Eight“Quen­tin Ta­ran­ti­nos i cili do shfaqet në kinema nga java që vjen…